Në TKK fillojnë provat për shfaqjen “Molly”

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës (TKK) kanë filluar provat e shfaqjes “Molly” me koncept dhe regji të regjisores Sibel Abdiu dhe me aktorët Verona Koxha, Bujar Ahmeti dhe Afrim Muçaj.
Premiera e shfaqjes planifikohet të jepet në Amfiteatrin e TKK-së në Prishtinë me datën 3 dhjetor – në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara mëqenëse kjo shfaqje ju dedikohet atyre.
Një njoftimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës thuhet se së shpejti priten edhe lajme tjera të mira nga TKK./21Media

Back to top button