Në Urologji, për herë të parë u bënë intervenime urologjike me laparaskop

U operuan dy pacientë që kishin ciste në veshkë

Me ndihmën e dr. Skënder Saidit, urologut të mirënjohur nga Shkupi, mjekët në QKUK kanë operuar dy pacientë që kishin ciste në veshkë.

Pacientët që vuajnë nga këto probleme tash do të trajtohen me aparaturën e laparaskopit, derisa në programet operative pas një kohe të shkurtër për trajtim me metoda bashkëkohore do të futen edhe patologjitë tjera.

Nga Klinika e Urologjisë thonë se ka një staf të përgatitur për të implementuar metodat e fundit kirurgjike, falë trajnimeve për aftësim profesional brenda dhe jashtë vendit, që ka ndjekur për një kohë të gjatë.

Back to top button