Shpejtim Bulliqi thotë se Podujeva ka nevojë për ndryshime

Tre kandidatë për kryetar komune në Podujevë

Sot ka filluar fushata zgjedhore në Podujevë, ndërsa kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi uroi që fushata të jetë e fokusuar në program, ku para qytetarëve të tre kandidatët të paraqesin orientimin politik e programor. Bulliqi tha se qytetarët kanë pakënaqësi të mëdha dhe se komuna e Podujevës ka nevojë për ndryshime të mëdha që e ndërrojnë rrënjësisht jetën e tyre.

“Sot, zotohem para juve se si kryetar komune do të angazhohem me maksimumin e kapacitetit tim intelektual, politik e moral që bashkë me njerëzit më të dijshëm e të ndershëm të komunës tonë të punojmë shumë për shërbime më të mira për qytetarët: për arsim më cilësor, për shëndetësi funksionale, për ekonomi e bujqësi të zhvilluar, për sport e kulturë që zhvillon talentin e përmirëson kushtet. Na priftë e mbara!”, shkroi Bulliqi në Facebook.

Ndryshe, sot në ora 18:00 në restorant “Iliria de Luxe”, Lëvizja Vetëvendosje e hap fushatën zgjedhore ku paraqesin programin 18 mujor për këtë mandat, ku i pranishëm do të jetë dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Back to top button