Osmani: Ushtria dhe policia janë të gatshme për të ruajtur çdo cep të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandantja supreme e FSK-së, ka thënë se ushtria dhe policia e Kosovës janë të gatshme për të ruajtur çdo cep të territorit të Kosovës.
Në manifestimin qendror të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë, Osmani ka thënë se ushtarët dhe policët tanë janë pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare.
“Këta janë pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por falënderojmë edhe aleatët tanë strategjik”, ka thënë ajo.
Para qindra qytetarëve, fjalën e mori edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se ushtarët dhe policët e Kosovës kanë treguar aftësi dhe profesionalitet.
Ai ka thënë se buxhetin për mbrojtje po e rrisin vazhdimisht.
“Këta janë të betuar për të mbrojtur sovranitetin dhe rendin dhe ligjin në Kosovë”, ka thënë ai.

Back to top button