Nehammer: Kosova nuk është vetëm, nëse kërcënohet do të reagohet shpejt

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, bëri të ditur se me kryeminstrin Albin Kurti kanë folur për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Është me rëndësi që Austria të jetë urë lidhëse, por me rëndësi është ta përfshihet edhe Gjermania edhe më tepër, pasi ajo është mike e Kosovës. Për Austrinë Ballkani Perëndimor është pikë gjeostrategjike e rëndësishme dhe kemi lidhje historike me njëri-tjetrin. Me rëndësi është të jemi të lidhur edhe në të ardhmen. Për këtë Kosova nevojitet të jetë brenda BE-së”, ka thënë Nehammer në konferencë për media.
Kancelari ka thënë se Rusia ka sulmuar Ukrainën, dhe se në këtë situatë duhet shikuar për ndikimin që mund të ketë dhe si mund të ndihmojnë shtetet njëra tjetrën.
Sipas tij, Kosova nuk është vetëm, nëse kërcënohet do të reagohet shpejt./21Media

Back to top button