King, Lively e Reynolds në mesin e nikoqirëve në Met Gala 2022

 
2 maji 2022 shënon datën kur do të mbahet ngjarja madhështore Met Gala, apo më saktësisht pjesa e dytë e kësaj ngjarjeje që u vendos të mbahet në dy data për shkak të pandemisë së COVID-19. Pjesa e parë u mbajt në shtator të vitit të kaluar.
Pjesa e dytë u pagëzua “In America: An Anthology of Fashion”, dhe gjatë saj do të eksplorohen rrënjët e modës amerikane.
Në pjesën e dytë, bashkënikoqirë do të jenë:Regina King, Ryan Reynolds, Blake Lively, Lin Manuel Miranda, ndërkaq disenjatori Tom Ford, përgjegjësi për Instagram Adam Mosseri dhe redaktorja e revistës Voug,  Anna Wintour do të vazhdojnë me rolet e tyre si bashkënikoqirë të nderit të ngjarjes.
Hollywood-i do të dominojë me prani në këtë ngjarje, dhe jo vetëm në tepihun e kuq. Një grup tjetër i përbërë prej regjisorëve të filmave, përfshirë këtu Regina King, Sofia Coppola, Martin Scorsese dhe fituesja e Oskarit vitin e kaluar Chloé Zhao, do të kenë rol kyç në lansimin e ekspozitës në gosti.
Kostumet e pjesës së parë të ekspozitës do të jetë të ekspozuara në sallat e qendrës së kostumeve të Anna Wintour bashkë me pjesën e dytë deri më 5 shtator.
Met Gala është fitimprurëse e madhe parave për muzeun Metropolitan të Arteve në New York, që siguron Institutin e Kostumeve me burimin krysor të fondacionit.
Po ashtu është një prej mbrëmjeve më të rëndësishme në fushën e modës ku yjet e ftuar vishen sipas temës së ekspozitës. Met Gala filloi të mbahet në vitin 1948./21Media

Back to top button