Neki dhe Zana bëhen prindër të binjakëve
Këngëtari Neki Emra dhe bashkëshortja e tij Zana Zhaveli janë bërë prindër për herë të parë. Ata janë bekuar me binjakë, një vajzë dhe një djalë.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari përmes rrjeteve sociale. “Dua të ndaj momentin më të lumtur të jetës sime me ju. Sot, Zana dhe Une u bëmë prindër të dy fëmijëve për herë të parë”, ka shkruar Neki.
Ai ka treguar emrat që i kanë vendosur fëmijëve, Hera dhe Aresi.
“Hera dhe Aresi nga sot për mua dhe Zanën janë motivi i jetës për të cilët do të bëjmë të pamundurën t’ju ofrojmë një jetë të lumtur. Falënderojmë Zotin që na plotësoj këtë dëshirë, poashtu familjet tona të dashura, miq dhe të gjithë ju qe e keni zemrën e bardhë e na keni dëshiruar e uruar për të mirë”, ka vazhduar shkrimin këngëtari.
Lindja është kryer në një nga spitalet private të kryeqytetit./21Media