Nën hetim dy persona, dhunuan dhe penguan një gazetare

Dy persona janë proceduar nga policia e Tiranës pasi që të njëjtët kanë dhunuar dhe penguar në ushtrimin e detyrës gazetaren B.D.
Policia ka bërë të ditur se ka filluar hetimi ndaj dy shtetasve për vepren penale ndaj 24 vjeçarës.
Gazetarja kishte shkuar për të filmuar në një objekt ku shtetasi T. N., dhe A. Z., kishin një konflikt pronësie me një person tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./oranews

Back to top button