Nën kërcënimin e armës punëtorit ia morën 200 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka qenë viktimë e një grabitjeje në Drenas.
Të hënën rreth orës 22:09, viktima derisa kishte qenë në vendin e punës, aty ishte ndaluar një veturë pa targa në të cilën kishin qenë dy persona me maska antiCOVID. Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte marrë rreth 200 euro, dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./21Media

Back to top button