Bëri tejkalim në vijë të plotë, gjobitet 29 vjeçari

 
Policia e Kosovës ka gjobitur një qytetar i cili ka shkaktuar kundërvajtje në trafik. Ai bëri tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë, në rrugën magjistrale Shtime -Ferizaj, në fshatin Llojza të Ferizajt”, thuhet në njoftimit e Policisë.
Bëhet e ditur se informata me fotografi është dërguar nga një qytetar në adresën e policisë.
“Policia, e ftoi qytetarin J.H. (m/K), 29 vjeçar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor./21Media

Back to top button