Nën kërcënimin e armës vodhi para e telefon, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

 
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 33 vjeçar të dyshuar për grabitje të armatosur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Fushë Kosovë.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se një personi nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë parash dhe një telefon.
“Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Fushë Kosovë, ku ankuesit (mashkull), nën kërcënimin e armës, i janë grabitë një shumë parash dhe një telefon. Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve të Fushë Kosovës dhe Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, që kanë mundësuar identifiikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar: një telefon dhe një shumë e parave”, ka njoftuar Policia.
Personi i dyshuar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, po kryejn procedurat e nevojshme policore./21Media

Back to top button