Nën ndikim të alkoolit nuk u përkujdes për fëmijën e saj, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua, pasi që e njëjta nuk i ka përmbushur obligimet dhe kujdesin ndaj fëmijës së saj.
E dyshuara u arrestua në Fushë Kosovë, të mërkurën rreth orës 16:40, por për shkak se ka qenë në ndikim të alkoolit nuk është intervistuar.
Në lidhje me rastin është intervistuar vetëm bashkëshorti i saj, si dëshmitar.
Prokurori i shtetit ka rekomanduar që palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button