Nëna e Thaçit feston ditëlindjen, Musliu i shkon për vizitë

Hyra Thaçi nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen. Nëna Hyrë ditëlindjen e 84-të po e pret pa prezencën e të birit, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.
Më këtë rast, shëndet të plotë e pleqëri të rehatshme i ka uruar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke i dërguar në shtëpi edhe ëmbëlsirë dhe një buqetë me lule.
Musliu këtë vizitë të nëna e Thaçit e bëri publike përmes një postimi në “Facebook”.
“Sot e ka ditëlindjen kjo NËNË e madhe! Nëna e Presidentit Thaçi, sot mbushe 84 vjet, nga zemra i urojmë shendet te plote e pleqeri te rehatshme. Urime! Nenat shqiptare asnjeher nuk u dorzuan, qendruan te forta ne çdo sfide dhe na dhane kurajo per te punuar me dinjitet”, ka shkruar Musliu.

Ish-presidenti Thaçi sa ishte në detyrë nuk harronte t’i uronte prindërit në ditë të veçanta edhe përmes rrjeteve sociale.
“Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë tetë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive. Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj. Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë. Jam shumë i lumtur që ajo e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë.
Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund. HTH”, ishte urimi i Thaçit për nënën para një viti.
Që nga nëntori i vitit 2020 Hashim Thaçi në paraburgim në Hagë dhe është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndon ndaj tij./21Media
 

Back to top button