Nëna uron Ritën me një video të veçantë nga fëmijëria

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora sot feston ditëlindjen. Ora këtë të premte ka mbushur 31 vjet.
Artistja ka marrë urime të shumta edhe përmes rrjeteve sociale, urimin më të veçante sigurisht është ai i nënës së saj.
Vera Ora ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një video, e xhiruar shumë vjet më parë, në të cilën Rita si fëmijë shihet teksa këndon e vallëzon bashkë me të ëmën.
“Urime ditëlindjen foshnja ime. Këtu jemi ne duke vallëzuar dhe duke kaluar kohë shumë të mira, atëherë kur po bëje hapat drejt botës tënde magjike. Të dua përgjithmonë mbretëresha ime e vallëzimit”, ka shkruar Vera./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vera Ora (@veraora)

Back to top button