Nëndetësja amerikane arrin cakun

‘USS Michigan’ është e armatosur me raketa

Një nëndetëse amerikane ka mbërritur në Korenë e Jugut, mes shqetësimeve për përdorim të ndonjë  rakete tjetër të Koresë së Veriut apo testit bërthamor.

Nëndetësja e quajtur ‘USS Michigan’ është e armatosur me raketa dhe është vendosur të bashkohet me një grup luftarak të ardhur të udhëhequr nga baza ajrore Carl Vinson.

Koreja e Veriut feston përvjetorin e 85-të të themelimit të ushtrisë të martën, përcjellë BBC.

Gjatë javëve të fundit, tensionet janë rritur në gadishullin Korean, derisa SHBA dhe Koreja e Veriut shkëmbejnë retorikë të nxehtë.

Ndërkohë gjithë Senatit të SHBA-së i është kërkuar të marrë pjesë në një konferencë për Korenë e Veriut të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

Back to top button
close button