Nënkryetari i Mariupolit: 1 mijë e 207 trupa i kemi mbledhur nga rrugët
Nënkryetari i bashkisë së portit jugor të rrethuar të Mariupolit thotë se nuk e di se sa njerëz janë vrarë në total në qytet, por shifra më e fundit është 1 mijë e 207.
Këto janë “vetëm trupa që kemi mbledhur në rrugë”, tha Sergei Orlov për BBC.
Ai tha se 47 persona ishin varrosur në një varr masiv pasi nuk ishte e mundur të arrihej në vendet e varrimit jashtë qytetit. “Jo të gjithë ata u identifikuan”, shtoi ai, transmeton rtv21.tv.
Orlov tha se nuk ka qenë e mundur të evakuohen njerëzit nga qyteti ose të sillen ndihma. Rreth 100 njerëz që përpiqeshin të iknin me makina private u detyruan të ktheheshin të mërkurën, tha ai, pasi forcat ruse në një pikë kontrolli filluan të qëllojnë “jo drejtpërdrejt në makina, por rreth makinave”./21Media