Sam Ryder do ta përfaqësojë Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2022

Sam Ryder do ta përfaqësojë Mbretërinë e Bashkuar në kontekstin muzikor Eurovison 2022 në Turin të Italisë.
Ai është një ndër artistët më të ndjekur në rrjetin social TikTok dhe do shkojë në Turin me këngën “Space Man”.
“E dua Eurovisionin. Është një privilegj të jem pjesë e tij”, ka thënë artisti.
Edicionin e vitit të kaluar e fituan grupi italian Maneskin.
Kujtojmë që edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të Covid 19.
Hera e fundit kur Mbretëria e Bashkuar preku finalen në top 10 ishte viti 2009 me këngën “It’s my time” të Jade Ewen./21Media

Back to top button