Nënshkruhet Granti i ri për fuqizimin e kontrollit të Tuberkulozit

Granti do të jetë mështetje që e prekun kontrrollin e Tuberkulozit në Kosovë

Në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë u nënshkrua sot Granti i ri 2019-2021 “Fuqizimi i kontrollit të Tuberkulozit në Kosovë” në mes Fondit Global për AIDS, TB dhe Malarie, Fondit për Zhvillim Komunitar në Kosovë si marrës kryesor dhe Mekanizmit Koordinues për Programet TB dhe HIV në Ministri të Shëndetësisë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, granti arrin vlerën  1.527. 522. 00 euro dhe do të jetë mbështetje në shumë fusha që prekun kontrollin  e TB në Kosovë, e sidomos në kujdes dhe në parandalim të përhapjes, në detektimin e hershëm të rasteve me Tuberkuloz, përforcimi i diagnostikimit me metoda të avancuara, duke çuar kështu në uljen e rasteve me TB në nivel evropian.

Granti u nënshkrua nga Dr. Ali Berisha, kryesues i MKK-së dhe njëherësh Zëvendësministër i Shëndetësisë, znj. Nermin Mahmuti, Drejtoreshë Ekzekutive e CDF dhe Dr. Shaip Krasniqi përfaqësues i organizatave të shoqërisë civile në MKK si dhe përfaqësuesve nga Fondi Global për AIDS, TB dhe Malarie.

Back to top button