Nëna u dënua me 10 vjet burg, shkaktoi vdekjen e foshnjës

Foshnja kur u lind peshonte më shumë, sesa pak para vdekjes

Një nënë e re është burgosur, pasi që dyshohet që kishte shkaktuar vdekjen e foshnjës së saj për shkak të kequshqyerjes. Në bazë të akuzave bëhet e ditur se foshnja e saj para vdekjes kishte peshuar më pak, sesa kur u lind.

Angel Poole, 25-vjeçare nga Birminghami, Iowa është dënuar javën e kaluar me 10 vjet burg, pasiqë autopsia që ishte kryer ka zbuluar se djali i saj kishte vdekur për shkak të kequshqyerjes.

2-vjeçari që kishte vdekur tragjikisht në korrik të vitit 2016 kishte vetëm 2.3 kilogramë.

Tetë ditë pasi u lindur, doktorët pas një ekzaminimi që i kishin kryer, kishin thënë se foshnja është e shëndetshme dhe po ushqehet mirë.

Mirëpo, më vonë gjykata e kishte zbuluar se javëve në vazhdim, Poole nuk ishte takuar me stafin mjekësor, madje nuk kishte marrë pjesë në asnjë prej takimeve.

Poole e kishte thirrur emergjencën dhe kishte raportuar që Judah ishte përballur me frymëmarrjen dhe vetëm disa javë më pas ishte raportuar i vdekur.

Nga raportet e autopsisë kishte dalur që Judah kishte vdekur si rezultat i ushqimit të pamjaftueshëm dhe dehidratimit. Në një fotografi që e kishte publikuar babai i saj në Facebook, foshnja shihej duke qëndruar në dysheme dhe se kishte rënë në peshë pak para vdekjes.

Poole kishte pranuar akuzën për rrezikim të fëmijës që kishte rezultuar me vdekjen e tij të premten në Gjykatë.

Prokurorët e kishin ulur masën e burgimit, por në të kundërtën do të kishte mundur të rezultonte me 25 vjet burgim.

Në tetor të vitit të kaluar, Poole e kishte shpërndarë një postim, duke kujtuar të birin. Në korrik ajo kishte thënë se kjo kishte ndodhur për shkak të një lëndimi në tru dhe kishte thënë se akuzat kundër saj duhet të bien.

Ajo kishte shkruar se prokurori i rastit të saj kishte shfajësuar atë, meqë kishte biseduar me doktorin e rastit dhe kishte thënë se akuzave do t’iu vie fundi.

Ndërkaq, bashkëshorti i saj, Ed Wixom kishte komentuar se njerëzit po mundohen ta fajësojnë atë dhe se të tjerët po mendojnë që ajo nuk kishte qenë nënë e mirë./21Media

Back to top button