Nënshkruhet kontrata për investimet në hekurudhën Fushë Kosovë – Hani i Elezit

Të pranishëm në ceremoni do të jenë kryeminstri, kryeparlamentari…

Sot do të bëhet nënshkrimi i kontratës “Rehabilitimi i linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi prej 65 km”.

Kjo kontratë do të nënshkruhet nga Infrakos dhe Generale Construzioni Ferrovarie.

Bazuar në rëndësinë jetike të këtij projekti për rehabilitimin dhe modernizimin e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme do të jenë të pranishëm shumë nga personalitete të politikës duke përfshirë Kryeministrin e Kosovës, Kryeparlamentarin, Ministrin e Financave, Ministrin e Infrastrukturës, Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues të BERZH-it si dhe Zyra e Komisionit Evropian.

Kjo ceremoni do të mbahet në ndërtesën Qeverisë së Republikë së Kosovës me fillim nga ora 10:00.

Back to top button