Vranët dhe shi sot në Shqipëri

Mejgull do të ketë në ora të para të mëngjesit

Moti për ditën e sotme në Shqipëri do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në Lindje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar vetëm zonat e Jugperëndimit dhe Veriperëndimit.

Mjegull do të ketë në orët e para të mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi 2-15 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare kryesisht në orët e mbrëmjes, era parashikohet me forcim deri në 25 m/s, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 1-3 në detet, Adriatik e Jon, me lartësi vale 0.8-1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C

Shkodër     7/12 Diell re

Kukës        3/5  Diell / re shi

Lezhë        10/12  Diell re

Dibër          0/4   Diell / re shi

Durrës        8/13  Diell / re shi

Tiranë         8/14  Diell / re shi

Elbasan      10/12  Diell / re shi

Berat          6/15  Diell re

Vlorë          10/15  Diell re

Korçë         3/7  Diell / re shi

Gjirokastër   7/12  Diell / re shi

Sarandë      8/16  Diell re.

Back to top button