Nënshkruhet marrëveshja për 10 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, në përkrahje të Kosovës.

Për ndarjen e këtyre vaksinave për Kosovën, kishte njoftuar ministri i Jashtëm kroat Gordan Gërliq Radman, në takimin që ka zhvilluar të enjten në Prishtinë me ministren për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ministri Vitia i ka shprehur mirënjohen në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen konkrete në përballjen me COVID-19./21Media

 

Back to top button