Sokol Plakolli filloi grevën para MKRS-së, e vizitoi ministri Çeku

 

Artisti Sokol Plakolli, ka bërë të ditur se sot nga ora 09:00 ka hyrënë grevë pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në shenjë pakënaqësie ndaj menaxhmentit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në ditën e parë të grevës ai është vizituar nga Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku. Këtë e ka bërë të ditur edhe vet Plakolli, teksa ka shtuar se nga 5 greva që ka realizuar deri tani Ministri Hajrulla Çeku është i pari, dhe i vetmi ministër i cili e ka vizituar.

“Në rrethana të grevës diskutuam bashkërisht disa nga specifikat e problematikave të teatrit me theks të veçantë sllavizimin e TKK së dhe anulimin, shtyrjen më shumë se 3 herë të pozitës së udhëheqësit Artistik në TKK. Pozitë kjo e cila nga 2019 – ta mbahet e hapur”, ka shkruar Palkolli në Facebook.

Plakolli ka bërë të ditur se greva e sotme është vijimësi e asaj që kishte mbajtur në vitin 2017. /21Media 

Back to top button