Nëntë komisione parlamentare mblidhen sot

Sot do të mblidhen nëntë komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
I pari që do të mblidhet sot është Komisioni për Administratë Publike, i cili shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2021.
I fundit që do të mblidhet sot sipas orës është Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja.
Ndërkohë komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion do të mblidhet dy herë gjatë ditës.
Këto janë komisionet parlamentare që do të mblidhen sot të renditura sipas orës kur do të mbahen:
Komisioni për Administratë Publike shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 09:30)
Komisioni për Arsim shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes mbi përgatitjet për sfidat në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare të krijuara pas fillimit të luftës në Ukrainë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton propozim-vendimin e Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit tё Popullit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake të FSK-së, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)
Komisioni për Buxhet shqyrton në parim Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13:30)
Komisioni për Arsim mban dëgjim publik mbi Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 14:00)
Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 15:00)

Back to top button