Nëntë minatorë gjenden të vdekur në Kinë

 

 

Nëntë minatorë kinezë janë gjetur sot të vdekur, një ditë pas shpëtimit të 11 kolegëve të tyre që ishin bllokuar në galeri prej dy javësh në minierën e floririt në Shandong të Kinës.

Kryebashkiaku i qytezës së Yantai konfirmoi vdekjet për mediat, duke shtuar një minator ende mbetet i humbur.

Minatorët kishin mbetur të bllokuar që prej shembjes së hyrjes nga një shpërthim në 10 janar.

Skena gëzimi u panë dje kur 11 minatorë u shpëtuan duke u nxjerrë në sipërfaqe.

“Punonjësit e grupeve të shpëtimit nuk kanë ndaluar përpjekjet e tyre dhe kanë gjetur edhe nëntë minatorë të tjerë të bllokuar, të cilët fatkeqësisht kishin vdekur të gjithë”, tha kryebashkiaku Chen Fei për mediat.

“Bashkë me një minator që vdiq të enjten, trupat e nëntë minatorëve janë nxjerrë tashmë nga galeria”.

Përpjekjet e shpëtimit ishte pritur të zgjasnin disa javë, por ato bënë “hapa të mëdha përpara” të dielën, kur një pengesë e madhe që bllokonte hyrjen, papritur ra në fund të galerisë, tha kreu i grupeve të shpëtimit Du Bingjian, për agjencinë shtetërore Global Times.

Minatorët kishin qenë duke punuar në 600m thellësi kur ndodhi shpërthim i pashpjeguar.

Back to top button