Nëntë të vdekur, mbi 400 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 9 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 409 raste të reja me Covid-19, përcjell TV21.
Ndërkaq, nga MSh kanë informuar se person tjetër që ka ndërruar jetë me datë 20.12.2021 është regjistruar në raportin e sotëm.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë regjistruar edhe 289 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 223.739 raste, prej të cilëve 211.021 janë shëruar, kurse 7.917 kanë vdekur. Vendi aktualisht numëron 4.801 raste aktive me Covid-19, shkruan TV21/21Media

Back to top button