Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kërkon nga qytetarët që të ndihmojnë lidhur me gjetjen e Kadri (Sefer) Gashit, i lindur më 31.07.1952, në fshatin Sferkë të Klinës.
Siç ka informuar policia, më datë 18.12.2021, në Stacionin Policor në Klinë, është raportuar nga familjarët se nga data 15.12.2021, është zhdukur Kadri Gashi.
“Njësitet Policore të Stacionit Policor në Klinë, menjëherë janë angazhuar në kërkimin e personit të zhdukur, bazuar në hetimet e deritanishme i zhdukuri me datë 17.12.2021, ka qenë në Spitalin Rajonal në Pejë, këtë e kanë konfirmuar stafi mjekësor për familjarin e të zhdukurit, ndërsa nga aty është larguar në drejtim të panjohur.”, ka bërë të ditur policia.
Për çdo informacion lidhur me personin e zhdukur, kontaktoni: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, e-mail adresa: info@kosovopolice.com./21Media

Back to top button