Krasniqi: S’mund të vendosim administratorë për të menaxhuar me komunat veriore

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka thënë se nuk mund të vendosin administratorë për të menaxhuar me katër komunat veriore, pas dorëheqjeve të kryetarëve atje dhe shtyrjes së zgjedhjeve deri prill të viti 2022.
Në konferencën për medie, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Krasniqi ka thënë se me Ligjin për vetëqeverisje lokale nuk parashihet caktimi i administratorëve.
Ai ka thënë se në veri po vazhdojnë të jepen shërbimet elementare.
Në anën tjetër, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekura Murati, ka deklaruar se përmes granteve do të finalizojnë projektin “Programi i ngrohjes qendrore diellore”, i cili kap vlerën rreth 80 milionë euro.
Ai ka potencuar se janë duke përshtatur ose fuziunuar disa nga dikasteret qeveritare.

Back to top button