Pioli ofroi dorëheqjen, Interi e refuzoi atë
Trajneri italian e ka përjetuar rëndë disfatën nga Fiorentina
Interi po kalon në një krizë tjetër të rezultateve në Serie A dhe humbja nga Fiorentina duket se ka ndikuar rëndë edhe te trajneri Stefano Pioli.
Siç shkruan e përditshmja italiane, Gazzetta dello Sport, me të përfunduar ndeshja Pioli ka ofruar dorëheqjen por zyrtarët e klubit nuk e kanë pranuar atë duke treguar besim ndaj trajnerit aktual.
Pas ndeshjes është mbajtur një takim, ku është biseduar gjatë për hapat e ardhshëm që duhet të marrë skuadra para se të mbyllet një tjetër stinor i dështuar për Interin, që tani ka gjasa të vogla të arrijë kualifikimin në Ligën e Evropës.