Nëse nuk formohet qeveria, Arifi: Qytetarët jetojnë ma keq, kryesore Albin baba është mirë

Ish diplomati Avni Arifi në një prononcim për RTV21 tha se dëmi që i është shkaktuar Kosovës nga bllokada ka një vlerë të jashtëzakonshme materiale.

“Po më duket edhe Evropa është në telashe nuk po din qysh me e mbrojt Kosovën nga vetvetja. Qytetarët e Kosovës janë t’u hup me dhjetëra milionë euro, me qindra milion euro dëmi i Kosovës që është nga kjo bllokadë e institucioneve do të jetë vlerë të jashtëzakonshme e materiale mos të flasim për imazhin, mos t’flasim për komplikimet që janë shfaq edhe për të ardhmen ndoshta diqysh e kishim rikuperu dëmin që është bë po na s’jemi dalë prej dëmit ende edhe nuk ka asnjë shpresë që të dalim nga ky dëm vazhdon bllokada Nuk po ngec po shkon mbrapa.”, tha Arifi.

Ai  e cilësoi si komike kritikën e Presidentes Vjosa Osmani ndaj BE-së.

“Raporti i progresit është raport i regresit dhe ishte çmenduri, është komike kritika e presidentes ndaj BE-së se nuk po na këqyr neve,  kurse dy javë përpara ka pasur raporte e regresit për Kosovën që tregon se Kosova nuk është tu bo progres domethënë ne kemi kapje të shtetit totale një tendencë me kriju një kalifat një lloj kalifati të Kurtit dhe qytetarët e Kosovës le të gëzojnë fondet e saj.

Kur u pyet se nëse nuk do të formohet një qeveri, do të vazhdojë kriza.

Vazhdon kriza, qytetarët jetojnë ma keq kryesore Albin baba është mirë s’ki çka me i bë tjetër Albin baba ,Albin baba i ki një miliard euro i ke hup urdhëroni nëse keni pare vazhdoni paguani hale më shumë tjetër mesazh nuk ka”, tha ai./RTV21/21Media

Back to top button