Nëse Serbia mbetet palë për Ujmanin, AAK rishikon qëndrimin e saj në Qeveri

 

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini tha se qëndrimi i partisë është se nëse Serbia mbetet palë në vendimmarrje për Ujmanin atëherë do të rishikohet qëndrimi në Qeveri.

“Nëse Serbia mbetet palë në vendimmarrje bashkë me ne për Ujmanin, atëherë AAK-ja menjëherë e rishikon qëndrimin e vet në Qeveri edhe nuk do ta mbështetë një marrëveshje të tillë”, ka thënë Gjini në një deklaratë për media pas takimit të strukturave të AAK-së.

Marrëveshja me SHBA-në, për AAK-në është e pranueshme por jo tripalëshe ku përfshihet edhe Serbia./21Media

Back to top button