Nesër ditë zie në Kosovë

Presidenti Thaçi shpalli të mërkurën ditë zie në nderim të ish-presidentit George H. W. Bush

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas vdekjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie shtetërore.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e mërkurë (5 dhjetor 2018), e ka shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.”, bëhet e ditur në njoftimin e presidencës.

Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

George H. W.  Bush ka vdekur të premten në moshën 94 vjeç. Ai konsiderohet si mik i Kosovës, në vitin 1992 kishte qenë një ndër të parët, i cili kishte paralajmëruar Millosheviqin se nëse fillon konflikt të amratosur në Kosovë, Stetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura ta përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe Serbi./21Media

Back to top button