Nesër e pasnesër trasporti urban GRATIS

Nesër dhe pasnesër, pra më 21 dhe 22 maj transporti me trafikun urban do të jetë pa pagesë, kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Komuna tha se përdorimi i transportit urban është për të mirën e kryeqytetet.
“Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe alternativ ”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës  po ashtu sot përmes një njoftimi tjetër ka bërë të ditur se   të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Sipas njoftimit qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve :
– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit
Po në këto data, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivalin e Pranverës”:Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales. Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button