Nesër fillon mbledhja e përbashkët BE-Kosovë

Të enjten dhe të premten mbahet mbledhja e tretë e përbashkët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Sesioni i parë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë, do të nis nën kryesimin e përbashkët, nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe Tonino Picula, Kryetar i delegacionit të PE-së. Kurse, fjalimet e hapjes do të jenë nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, kryetari i Këshillit për Stabilizim Asociim dhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.

Komisioni vazhdon edhe të premtën me sesionin e dytë punues i mbledhjes së tretë të KPSA-së BE-Kosovë, kurse dy bashkëkryesuesit, do të mbajnë një konferencë për media

Back to top button