Ivanov: Platforma shqiptare çon Maqedoninë në pozitë nënshtruese

Ivanov në këtë takim foli për deklaratën e partive shqiptare për të cilën këmbëngul se është e hartuar në Tiranë

Presidenti Gjorge Ivanov zhvilloi takim me kryesuesin e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq i cili sot dhe nesër do të qëndroj në Maqedoni. Gjorgje Ivanov edhe në këtë takim foli për deklaratën e partive shqiptare për të cilën këmbëngul se është e hartuar në Tiranë dhe se ajo e rrezikon integritetin e RM-së.

“Kjo platformë pas zgjedhore e çon Maqedoninë në një pozitë nënshtruese dhe varësie ndaj një shteti tjetër, me çka rrezikohet sovraniteti, pavarësia dhe unitarizmin e shtetit. Së bashku u pajtuam se kjo përzierje në punët e brendshme të RM-së është nxitje për realizimin e ideve të mëdha nacionaliste dhe ajo që më shumti na duhet në këtë moment është zvogëlimi i tensioneve në rajon dhe ndryshimi i retorikës që e dëgjojmë kohën e fundit në gjithë rajonin ”tha Ivanov./21Media

Back to top button