Nesër hapet aktiviteti “Akull n’Verë”

 
Nesër duke filluar nga ora 20:00 ndizen dritat dhe hapet zyrtarisht aktiviteti “Akull n’Verë”, që do të mbahet nga 15 korrik deri më 15 gusht të këtij viti në Prishtinë.
Në hapjen e këtij aktiviteti do të performojë grupi Offchestra.
Në komunikatën e Komunës së Prishtinës thuhet se “Akull n’ Verë, përveç tjerash, ka për synim që të mbështes bizneset e vogla gastronome dhe artistët, si pasojë e dëmeve që u janë shkaktuar nga pandemia”.
30 biznese janë përzgjedhur si fituese për shtëpiza për këtë aktivitet./21Media

Back to top button