Nesër lansohet aplikacioni “Prishtina ime”

Aplikacioni do t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve, për të raportuar problemet të cilat i hasin çdo ditë sa i përket rendit komunal

Komuna e Prishtinës nesër në një konferencë për media do të prezantojë aplikacionin “Prishtina ime” dhe sistemin tërësisht të digjitalizuar të qendrës së thirrjeve.

Aplikacioni “Prishtina Ime” do t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve, për të raportuar problemet të cilat i hasin çdo ditë sa i përket rendit komunal, ndotjes së ambientit, rrezikut për pronën publike, pengesave në komunikacion, dëmtimit të pyjeve, si dhe të ndërtimeve pa leje.

Konferenca mbahet në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 11:00.

Back to top button