Polici është në gjendje kritike për jetën

Polici është në gjendje kritike për jetën

Aeroporti ndërkombëtar Bishop në Flint të Michigan, është evakuuar sot pasi që në hapësirat e këtij aeroporti ishte lënduar një polic, kanë njoftuar zyrtarë të aeroportit.

Polici është në gjendje kritike për jetën, ka bërë të ditur Policia e Shtetit Michigan. Zyrtarë të aeroportit njoftuan se të gjithë udhëtarët janë të sigurt, ndërkohë që aeroporti është mbyllur dhe se FBI është duke zhvilluar hetimet.

Detaje tjera lidhur me rastin nuk janë bërë të ditura.