Nesër mbahet Kuvendi i Punës së FBK-së, këto pika diskutohen

Të shtunën nga ora 11:00 do të mbahet Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Në këtë Kuvend të Punës do të diskutohet për punën që është bërë në vitin 2021 dhe plani i Veprimit, Financiar dhe Marketingut për vitin 2022.
Rendit i ditës:
1. Zgjedhja e Trupave Punues
2. Kryesisë së Punës
3. Komisionit Verifikues
4. Procesmbajtësit
5. Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës 30.03.2021
6. Raporti i Punës për 12 mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025 (Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu)
7. Raporti i Punës së FBK-së për vitin 2021 (Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku)
8. Raporti i Auditimit për vitin 2021 (Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu)
9. Draft Plani i Veprimit 2022 (Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu)
10. Draft Plani Financiar 2022 (Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu)
11. Draft Plani i Marketingut 2022 (Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së,Elvira Dushku)
12. Ndryshimet Statutare
13. Të ndryshme./21Media

Back to top button