Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Feros

Nesër me fillim nga ora 09:00 në Pallatin e Drejtësisë mbahet gjykimi ndaj reperit, Fero dhe truprojes së tij, të cilët ditë më parë janë dorëzuar në polici, pas sulmit ndaj Jetmir Agajt, menaxherit të disa artistëve.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Feros dhe truprojes së tij, Blend Gjini.
“Nga ora 09:00 është seanca në pallatin e drejtësisë”, ka thënë Gjini.
Pas arrestimit të Feros dhe Elshanit ka reaguar edhe viktima e këtij rasti, Jemir Agaj. Ai ka theksuar se Fero dhe turpëroja e tij kanë shkuar në studio të tij dhe e kanë sulmuar./21Media

Back to top button