Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Nga ora 11:00 nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data për seancën e re plenare./21Media
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar,
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë,
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Back to top button