OKB-ja miraton rezolutën e Shqipërisë dhe të SHBA-së për Ukrainën

Asambleja e Kombeve të Bashkuara të dilën ka miratuar rezolutën e propozuar nga SHBA-ja dhe Shqipëria, me qëllim të izolimit së Rusisë.
Kjo u bë e ditur  nga ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Kjo rezolutë ka për qëllim dënimin e sulmit në Ukrainë, duke e cilësuar si “agresion ndaj Kartës së OKB-së dhe paqes botërore”.

“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria & SHBA. Sesioni i jashtëzakonshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të hesht”, ka shkruar Xhaçka në Facebook./21Media
Back to top button