Pas luftës me kancerin, aktorja turke rikthehet në serial

Aktorja e njohur nga serialet turke Canan Ergüder vitin e kaluar ka njoftuar se është duke luftuar me kancerin e gjirit.
Pas përfundimit të kimioterapisë aktorja i është rikthyer ekranit. Ajo është rikthyer në xhirimet e serialit të ri.

Javën e kalaur gjatë një interviste ajo ka folur për shëndetin e saj ku ka thënë se tani ajo po ndihet mirë.
Canani, të cilës i ka rënë flokët për shkak të kimioterapisë, ka folur për eksperiencën traumatike që ka pasur në ato momente muajt e kaluar. 
“Nuk e dija se e përkufizoja veten kaq shumë përmes flokëve derisa më humbën flokët. Në përvojën time të parë me paruke, bleva modele që m’u ngjitën në kokë. Në momentin që m’u afruan kokës, u ndjeva sikur nuk mund të merrja frymë. Për pak sa nuk pata një sulm paniku”. ka thënë aktorja me lot ne sy.

Kujtojmë se, Canani është e martuar me aktorin turk, Kenan Ece në vitin 2017 dhe së bashku kanë një djalë të quajtur Demir./21Media

Back to top button