Kaloni te përmbajtja kryesore

Nesër protesta në Serbi, Policia: Përdorni pika tjera kufitare për qarkullim

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me Serbinë që nesër të përdoren pikat e tjera të qarkullimit.

Këtë Policia e ka bërë të ditur përmes një postimi ku thuhet se nesër janë paralajmëruar protesta.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, k shkruar Policia e Kosovës në “Facebook”./21Media

<

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button