Nesër regjim i ndryshuar i komunikacionit

Në organizim të qytetit të Shkupit – Sektori për komunikacion, nesër prej orës 11:00 do të mbahet ngjarja “Dita pa automjete”, që organizohet me qëllim të shënimit të Javës evropian të mobilitetit 2021.
Lëvizja do të vijoj prej te Parku “Ibni Pajko” rruga “Filipi i Dytë  i Maqedonisë”, në të majtë përskaj bulevardit “Goce Dellçev”, në të majtë ka bulevardi “VMRO”, në të djathë kah bulevardi “Aradhet Partizane”, në të djathë tek bulevardi “8 Shtatori” dhe në të djathë tek bulevardi “Ilinden” deri tek Parku i Qytetit.
“Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor prej orës 11 deri në përfundimin e ngjarjes do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionin në rrugët e sipërpërmendura, me çka komunikacioni do të riorientohet në rrugët alternative”, kumtuan sot nga MPB-ja.
Sektori për Punë të Brendshme Shkup apelon te qytetarët të respektojnë udhëzimet e nëpunësve policor në komunikacion, me qëllim të qarkullimit të pandërprerë dhe të sigurt të komunikacionit, shkruan TV21./21Media

Back to top button