Nesër shfaqet “Okarina e Runikut” për Shaqir Hotin

1 min read

Festivali ndërkombëtar i muzikës “DAM” të premtën nisi edicionin e 17-të.

Edhe kësaj radhe solli emra të njohur vendor e ndërkombëtar.

“The Wiener Kammersymphonie” i përbërë nga emra talentesh që performojnë në Vjenë duke vazhduar me muzikën shqiptare “Sonus Albanica”, hapi natën e parë të festivalit, për të vazhduar të shtunën me soprano Besa Llugiqi.

“Okarina e Runikut” është dokumentari që do të jepet nesër – homazh për instrumentistin Shaqir Hoti.

Në këtë ditë do të promovohet edhe libri “Mes kërshërisë dhe dashurisë për muzikën”, në fjalët e Shaqir Hotit: Udhërrëfyes për ndërtimin dhe interpretimin e instrumenteve popullore frymore nga autorja Rreze Kryeziu – Breznica.

Një prej shfaqjeve më karakteristike do të jetë me 3 korrik në kishen katolike “Shën Ndou” me korin “siparantum” me dirigjentin e njohur Memli Kelmendi./21Media