Stoltenberg mirëpret vendimin e Turqisë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpritur vendimin se Turqia i ka dhënë dritën jeshile ofertave nga Finlanda dhe Suedia për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të vendeve perëndimore, transmeton rtv21.tv.
Duke folur pas nënshkrimit të marrëveshjes, sekretari i përgjithshëm i NATO-s thotë se të tre vendet kanë nënshkruar një memorandum që “adreson shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportet e armëve dhe luftën kundër terrorizmit”, sipas komenteve të cituara nga Reuters./21Media

Back to top button