Nesër shorti për Superligën A

Shorti për Superligën A, meshkuj dhe femra, për sezonin e ri në ligën elitare të volejbollit kosovar do të hidhet nesër.
Federata e Volejbollit e Kosovës ka informuar se nga ora 16:30 do të hidhet shorti në konkurrencën e meshkujve, ndërsa prej orës 17:00 në konkurrencën e femrave, në zyrën e federatës.
“Shortin do të mund ta ndiqni direkt në faqen zyrtare të FVK-së në Facebook.”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button