Nesër varrimi i ish-boksierit Xhevdet Peci

Nesër do të bëhen homazhet për ish-boksierin Xhevdet Peci, kështu ka bërë të ditur Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) përmes një komunikate zyrtare.
Në përkujtim të legjendës së boksit kosovar, homazhet do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 09:00 deri në ora 12:00.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës.
Ndërkaq, me fillim nga ora 19:30 do të mbahet një mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.
Boksieri i njohur kosovar, Xhevdet Peci ka vdekur në SHBA, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 67-vjeçare.
Xhevdet Peci, i njohur si “Grushti i hekurt”, ishte një nga boksierët më të mëdhenj që ka pasur Kosova. Ai ishte shpallur pesë herë kampion me klubin e boksit Prishtina, nën urdhrat e trajnerit Lah Nimani./21Media

Back to top button