Nesër varroset shtatzëna që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti

Gruaja shtatzënë që u vra dje në Prishtinë do të varroset të premten. Kështu u bë e ditur nga familjarët e viktimës, sipas të cilëve viktima do të varroset në orën 13:00.
Sot u dërguan rrobat e viktimës në shtëpinë e saj, në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.
Ndryshe, mbrëmë dyshohet se burri ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka shkuar në spital për të lindur.
Gjykata Themelore e Ferizajt, sot ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.
Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka potencuar se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në QKUK, i cili ende ndodhet në arrati.

Back to top button